Afganistan, ofensiva has rezistencen e talebaneve

16/02/2010 13:00

Forcat e armatosura amerikane po perballen me rezistencen sporadike te talebaneve ne ofensiven me te madhe qe eshte bere ndonjehere ne jug te Afganistanit.

Ofensiva ka hyre ne diten e katert por progresi i trupave amerikane ne Marxhah eshte ndalur nga snajperet dhe bombat artizanale te vendosura ne disa zona.

Nderkohe, trupat britanike dhe ato afgane po avancojne me shpejt ne rajonin Nad Ali. Nje zedhenes i NATO-s tha se trupat kane filluar te ngrene baza per te siguruar nje kontroll te vazhdueshem te territorit.

Nderkohe, ne nje sulm ajror qe nuk ka lidhje me ofensiven ne Marxhah, humben jeten pese civile, te cilet u ngaterruan per militante qe vendosnin bomba ne rruget e provinces se Kandaharit.

Top Channel