Mitrovice, pranga per korrupsion 3 zyrtareve
15/02/2010 15:25
Policia rajonale e Mitrovices ka arrestuar tre zyrtare nen akuzen e korrupsionit dhe abuzimit me ane te detyres.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave tre zyrtaret jane punonjes te Ministrise se Transporteve dhe kane favorizuar ne kembim te parave personat qe konkurronin per marrjen e patentes.
Sipas burimeve, hetimi kishte nisur disa muaj me pare, periudhe gjate te ciles jane mbledhur provat e duhura per te inkriminuar tre zyrtaret.
Burimet shtojne me tej se ceshtja i ka kaluar menjehere prokurorise se Mitrovices, e cila ka aplikuar masen e ndalimit per 48 ore.
Top Channel