Kryeministri belg anulon viziten ne Kosove
15/02/2010 15:55
Kryeministri belg, Yves Leterme ka anuluar viziten e sotme ne Kosove per shkak te aksidentit hekurudhor te ndodhur afer Brukselit, ku humben jeten 20 persona.
Avioni me te cilin Leterme mberriti ne aeroportin e Prishtines eshte kthyer menjehere per ne Belgjike, njoftojne mediat kosovare.
Kryeministri belg kishte ne axhenden e tij takim me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.
Ky i fundit, me te mesuar lajmin e aksidentit tragjik, i ka derguar nje mesazh homologut Leterme, ne te cilin i ka shprehur ngushellimet e tij per viktimat.
Top Channel