Ish-lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic deklaroi sot ne seancen gjyqesore ne ngarkim te tij se trafiku masiv i armeve zgjati luften e viteve 1992-95.

Karaxhic i tha trupit gjykues ne Hage se trupat paqeruajtese dhe organizatat humanitare furnizuan me arme armiqte e tij, duke shkelur keshtu embargon e OKB-se.

Karaxhic, 64 vjec, ka ne ngarkim te tij 11 akuza, mes te cilave ato per genocid, krime lufte dhe krime kunder njerezimit gjate luftes ne Bosnje ku u vrane mbi 100 mije njerez dhe mbi 2 milione te tjere u detyruan te shpernguleshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA