Ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni ka deklaruar se pas vendimit te GJND-se Kosova do te njihet nga vende te reja dhe do te mund te anetaresohet ne BE para vitit 2020.

Ne nje interviste per nje te perditshme austriake, Hyseni eshte shprehur se pret qe edhe ato vende te BE qe nuk e kane njohur Kosoven te ndermarrin kete hap.

“Ndaj ketyre vendeve ka nje presion miqesor nga shtetet e tjera te Bashkimit Evropian dhe besoj se Greqia po ecen ne kete drejtim”, ka pohuar Hyseni.

Lidhur me deklaratat e zyrtareve serbe se pas vendimit te GJND-se do te kete bisedime te reja, Hyseni ka theksuar se, Serbia po harxhon kot kohen e saj dhe ate te Kosoves.

Shefi i diplomacise kosovare e ka akuzuar me tej Serbine se, nga njera ane tenton te destabilizoje Ballkanin dhe nga ana tjeter te hyje ne BE.

“Serbia ne Bruksel paraqitet shume evropiane, ndersa ne Ballkan nuk eshte aspak e tille”, ka shtuar Hyseni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA