Gruevski: Gati te takohem me Papandreun
15/02/2010 15:45
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se eshte i gatshem te takohet me homologun grek Jorgo Papandreu, per te diskutuar mbi ceshtjen e emrit.
“Jam gati te takohem dhe te bisedoj me kryeministrin grek ne cdo moment dhe ne cdo vend”, ka pohuar Gruevski.
Kjo deklarate e kryeministrit maqedonas vjen ne prag te vizites qe i derguari i OKB-se per ceshtjen e emrit, Metju Nimic do te zhvilloje ne Shkup e me pas ne Athine.
Nderkohe, Athina zyrtare ka deklaruar se propozimi per bisedime mes dy kryeministrave eshte pranuar, por duhen caktuar data dhe vendi.
Top Channel