BE: Greqia te marre masat e duhura
15/02/2010 17:00
Bashkimi Evropian i ka bere nje tjeter apel Greqise, per te marre masa per krizen financiare ne te cilen ndodhet.
Komisioneri i ri per Ceshtjet Ekonomike, Olli Rehn ka deklaruar se Athina duhet te ndermarre ne kohe masa shtese per te arritur objektivin e reduktimit te deficitit me 4 perqind ne vitin 2010.
Nderkohe, kryeministri grek Jorgo Papandreu ka deklaruar nga Moska se Greqia nuk i ka kerkuar ndihme as BE-se dhe as komunitetit evropian, sepse synon t’i zgjidhe vete problemet e saj.
“Ajo qe kerkojme eshte nje mbeshtetje politike nga Evropa dhe nje angazhim te forte nga vendet e saj”, ka pohuar Papandreu.
Top Channel