Kolumbi, ushtria shkaterron spitalin e FARC

12/02/2010 04:40

Ushtria kolumbiane ne nje operacion masiv ne rajonin Miraflores ka shkaterruar nje spital qe perdorej per kurim prej rebeleve te FARC-ut.

Ne nje njoftim te autoriteteve kolumbiane, spitali perbehej prej dhjetra dhomash, nga te cilat 16 ishin ne funksion te plote dhe te kompletuara me pajisje mjekesore bashkekohore.

Mes pacienteve ne spitalin e shkaterruar mendohet te kete qene edhe komandanti aktual i FARC-ut, Horge Brikeno, njeriu me i kerkuar ne vend, i njohur ndryshe me pseudonimin Nono Jojoy.

Top Channel