Kina, Obames: Anulo takimin me Dalai Lama

12/02/2010 04:00

Kina u ka kerkuar Shteteve te Bashkuara anulimin e menjehereshem te takimit parashikuar me 18 shkurt mes presidentit Obama dhe liderit shpirteror tibetian Dalai Lama.

Ne nje deklarate publikuar nga agjencia Kina e Re, Pekini zyrtar i kerkon me ngulm anulimin e takimit Uashingtonit sa eshte ne kohe.

Kjo eshte protesta e trete e zyrtareve kineze drejtuar Uashingtonit qysh pas publikimit te axhendes se presidentit amerikan Obama.

Takimi mes shefit te Shtepise se Bardhe dhe Dalai Lamas ishte parashikuar ne muajin tetor te 2009, por per shkak te vizites se Obames ne Kine ai u shty per nje date tjeter per te mos “acaruar” udheheqjen e vendit komunist.

Top Channel