Suedi, arrestohet organizatori i vjedhjes ne Aushvic

11/02/2010 18:35

Shtetasi suedez, i dyshuar per vjedhjen e mbishkrimit ne ish kampin nazist te Aushvicit “Arbeit macht frei”, eshte arrestuar ne Stokholm.

34 vjecari Anders Hoegstroem, eshte nje ish pjesetar i nje organizate neo-naziste dhe ne 2 janar u shpernda nje mandat arresti nderkombetar. Vjedhja e mbishkrimit ndodhi ne daten 18 dhjetor te vitit te shkuar.

Hoegstroem u arrestua ne shtepine e tij ne Stokholm dhe sipas policise suedeze, ai mendohet se ka qene “truri” i vjedhjes qe beri buje ne mbare boten.

Top Channel