Shkup, faktori shqiptar, skeptik ndaj Thacit
11/02/2010 21:40
Faktori politik shqiptar ne Shkup ka komentuar me skepticizem idene e kryetarit te PDSH, Menduh Thaci, per krijimin e nje fronti te gjere shqiptar ne Maqedoni.
Sipas BDI-se, ideja ne fjale nuk eshte e re, por kur eshte propozuar me pare ka qene vete Thaci qe e ka kundershtuar.
“Dua te potencoj se ne vitin 2002 eshte hedhur kjo ide, qe blloku politik shqiptar te kete nje program te berbashket. Por kjo ide u rrenua nga PDSH”, ka deklaruar deputeti i BDI-se, Tahir Hani.
Ndersa DR e ka cilesuar idene si “jo serioze”. “Propozimin e Thacit ne nuk e marrim seriozisht pasi Thaci nuk eshte person serioz. Ne do te shkojme perpara me programin tone”, ka pohuar deputeti i DR, Abedin Zyberi.
Top Channel