Protestat ne Iran, ne Twitter: Tre te vdekur

11/02/2010 15:40

Protestuesit u kthyen serish ne sheshe per te protestuar ne Iran. Edhe pse eshte pervjetori i revolucionit islamik ka ndodhur ajo qe pritej. Perleshje mes policise dhe mbeshtetesve te opozites ndersa jane degjuar te shtena te policise drejtuar turmes.

Nuk ka njoftime zyrtare por ne rrjetin social Twitter qarkullojne lajme se nje vajze 27-vjecare ka vdekur.

Ne blogje eshte publikuar emri i saj dhe po ashtu eshte identifikuar edhe vrasesi qe eshte nje pjesetar i policise.

Gjithnje sipas rrjeteve sociale, vec 27-vjecares kane mbetur te vrare edhe dy persona te tjere gjate protestave te sotshme.

Top Channel