Ndrangeta, 10 ne pranga per masakren e Duisburgut

11/02/2010 19:15

Policia italiane ka arrestuar sot ne Rajonin e Kalabrise 10 persona te lidhur me familjet mafioze lokale, mes te cileve jane edhe dy ekzekutore materiale te masakres se vitit 2007 ne Duisburg te Gjermanise, ku u vrane 6 shtetas italiane.

Lajmin e bejne te ditur agjencite italiane, sipas te cilave personat e arrestuar jane anetare te klanit Nirta-Strangio, prej dekadash ne lufte me klanin rival Pelle-Vottari.

Sipas burimeve, dy te kerkuarit kryesore, Sebastiano Strangio, 39 vjec dhe Giuseppe Nirta, 37, u arrestuan fale testit te ADN-se, te mbledhur ne vendngjarjen e masakres se Duisburgut.

Ministri i Brendshem italian, Roberto Maroni e ka cilesuar operacionin e forcave te policise si teper te rendesishem dhe ka nenvizuar se te gjithe personat pergjegjes per masakren qe tronditi Evropen jane arrestuar.

Top Channel