Nje jete e humbur, deme kolosale dhe probleme te medha, ky eshte bilanci i motit te keq qe ka perfshire Greqine e Veriut ne oret e fundit.

Gjate gjithe nates se djeshme reshje te fuqishme shiu te shoqeruara dhe me erera te forta kane shkaktuar permbytje te medha ne zonen e Halkidhikise ne lindje te Selanikut si dhe ne qytetet e Drames, Ksanthit dhe Xrisupolit ne kufi me Turqine.

Shume shtepi jane permbytur krejtesisht ne disa prej fshatrave te zones turistike te Halkidhikise, makina jane shkateruar,ndersa repartet e zjarrfikesve jane thirrur ne shume raste per te shpetuar banore te izoluar ne catite e shtepive apo brenda automjeteve te tyre.

Banoret e zones thone se e gjitha kjo ndodhi brenda pese minutash dhe rreziku per jetet ishte teper i madh.

Ne nje lagje te qytetit te Kavales nje grua e re ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur rende kur nga rreshqitja e nje masivi dheu eshte shembur gjithe shtepia ne te cilen ato banonin. Edhe ne qytetin e Selanikut shume rruge jane permbytur nga reshjet e shumta duke shkaktuar probleme ne qarkullimin e makinave si dhe aksidente automobilistike.

Ndersa ne zonat perendimore te Greqise,ne kufijte me Shqiperine, bora kane bllokuar shume prej akseve rrugore rurale. Ne qytetin e Kosturit organet greke kane urdheruar mbylljen e perkohshme te shkollave.

Top Channel