Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka deklaruar se ndalja e genocidit serb ndaj popullsise se Kosoves ka qene nje nga arritjet e saj me te medha.

Deklaraten e saj, ish-shefja e diplomacise amerikane e ka bere sot, gjate nje vizite ne Moske.

“Suksesin me te madh qe kam arritur si sekretare e Shtetit konsideroj nderprerjen e spastrimit etnik ne Kosove”, ka pohuar Albright.

Ajo eshte shprehur se e mirepret faktin qe pas perfundimit te operacioneve te NATO-s, shume vajza te sapolindura ne Kosove kane marre emrin e saj.

Top Channel