Red Bull prezanton RB6

10/02/2010 15:10

Red Bull ka prezantuar ne Jerez te Spanjes makinen e re qe do garoje ne sezonin 2010.

Quhet RB6 dhe ka zbritur menjehere ne piste per testet e para njevendeshja austriake qe do garoje kete sezon me Webber dhe Vettel. Makina e re eshte projektuar nga inxhinieri britanik Adrian Newey dhe sipas te dhenave te para, RB6 ndryshon shume nga RB5.

“Objektivi jone eshte te fitojme kampionatin boteror. Favorit ose jo une i kam vene objektiva vetes dhe e di se cfare do te bej gjate ketij sezoni. E rendesishme eshte se makina ndodhet ne piste dhe tashme po punojme me besueshmerine dhe shpejtesine. Padyshim qe jemi nje hap para sezonit te shkuar”, deklaroi piloti gjerman.  

FOTO GALERI
1/4

Top Channel