BE, Italia: Mbeshtesim hyrjen e Kroacise
08/02/2010 18:55
Italia mbeshtet dhe do te mbeshtese anetaresimin e Kroacise ne Evrope. Ka qene kjo garancia qe kryeministri italian Silvio Berlusconi i ka dhene homologes kroate Jadranka Kosor, gjate nje vizite te kesaj te fundit ne Rome.
“Negociatat kane avancuar dhe mendojme se brenda fundit te ketij viti do te mund te behet zyrtare deklarata e vendit kandidat dhe me pas anetaresimi ne vitin 2011”, ka pohuar Berlusconi.
Me tej kreu i qeverise italiane ka shprehur interesin e vendit te tij per te rritur bashkepunimin me Kroacine ne fushen e ekonomise.
Top Channel