Fatmir Velaj, “ambasadori“ i artit shqiptar

05/02/2010 19:00

Konsiderohet si “ambasador i Shqiperise“ ne vendet europiane, pasi prej vitesh eshte munduar ta perfaqesoje mire ate nepermjet piktures, fotografise, mendimit te hedhur ne leter dhe komunikimit.

Austria e ka shpallur “Nderi i Republikes”, ndersa qyteti i Sanremos ne Itali e nderoi me “Medaljen e Arte”. Autor i shume ekspozitave personale dhe kolektive ne Austri, Gjermani, Itali, Belgjike, Greqi, Maqedoni apo Shqiperi, piktori i talentuar Fatmir Velaj ka kohe qe jeten e tij e ka ndare mes Austrise, Italise dhe qytetit te tij te lindjes, Vlores. I zhytur ne mendime ndersa kundron pikturat e Onufrit, kur e pyet per krijimtarine, Velaj thote se ajo eshte thirrje ne kujtese e perjetimeve imagjinare te takimeve qe shume shpejt behen prezent ne jete. Ambicja e tij nuk eshte vetem piktura, apo fotografia.

Kryetar i Organizates Nderkombetare te Artit “Forum Weltoffen Internacional Artist Network” perpiqet te ndertoje ura komunikimi me boten. Perparim Kabo e risjell ne kete kontekst njohjen me Velaj-n, qe sa e cuditshme, eshte e vertete. “Kur hapi nje ekspozite ‘Vlora mon amour’ une pashe ne tv disa nga pikturat e tij dhe me beri shume pershtypje intensiteti i bluse se Jonit shqiptar dhe e pyeta: a mos jeni frymezuar ne kete lloj pikture nga Bethoveni?”, shprehet Kabo.

Te njejtin perceptim ka edhe nje tjeter mik i tij, aktualisht konsull i Ambasades Austriake ne kryeqytet, Martin Kraemer. “Pas tij qendron profili  i nje artisti, i nje shqiptari te angazhuar qe ka mundur te perballet me boten e madhe dhe ne te njejten kohe nuk ka harruar per asnje moment atdheun e tij”, thekson konsulli.

Marredhenia njerezore e iniciuar nga profesioni, Kraemer thote se nuk mund te ndahet nga perditshmeria e Velaj-t. “Sa here qe shkoj ne Austri lidhem me Fatin per ta takuar, per te pire se bashku nje gote vere e per te bisedur per Zotin dhe boten, sigurisht dhe per projektet e reja te kultures qe ai gjithmone ka ne plan t’i sjelle  ketu ne Shqiperi”, shton Kraemer. Piktor, fotograf, kurator dhe eseist, te gjitha keto jane “Arma e Fatmirit” per te komunikuar me njerezit dhe boten.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA