Ministrja Gërvalla non grata në Shqipëri? Ja si përgjigjet ambasadori Petrit Malaj në Prishtinë
Qendra per Tolerance Nderetnike jep alarmin per marredheniet nderetnike ne Maqedoni.
Sipas hulumtimeve te kesaj qendre 70 perqind e qytetareve shprehen se jotoleranca nderetnike ne Maqedoni po rritet.
Nderkohe, kreu i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci tha se i gjithe faji per kete fakt bie mbi qeverine.
“Kam deklaruar 1 vit me pare qe Maqedonia do shpartallohet dhe do te kete shume probleme. Me vjen shume mire qe kete fakt e konstantuan edhe bashkesia nderkombetare. Provokimet shume te ulta qe u behen shqiptareve nga ana e qeverise se Maqedonise kane nje qellim te fshehur, qe fajin e destabilizimit t’ua veshin shqiptareve. Diskriminimi qe u behet shqiptareve eshte problemi kryesor i Maqedonise dhe jo proceset integruese ne BE”, tha Thaci.
Menduh Thaci shprehu me tej se deputetet e partise se tij do te nderpresin bojkotin dhe do te kthehen ne parlamentin maqedonas.
Top Channel