Tetove, incident ne gjimnaz, nxenesit bojkotojne mesimin
04/02/2010 09:45
Raportet nderetnike ne Maqedoni jane nje plage qe po perkeqesohet gjithnje e me shume. Dhe nuk kane vonuar edhe sinjalet qe vertetojne situaten e acaruar.
Nxenesit maqedonas ne gjimnazin e Tetoves kane bojkotuar shkollen, duke shfrytezuar si pretekst nje zenke mes dy nxenesve nje shqiptar dhe nje maqedonas.
Ata kerkojne qe te merren masa ndaj nxenesit shqiptar qe sulmoi nje kolegun e tij maqedonas.
Sipas drejtorit te gjimnazit “Kiril Pejcinovic”, bojkotimi ka prapavija poltike.
“Ne i kemi marre te gjitha masat sipas rregullave dhe nuk ka arsye per kete bojkot. Me siguri ketu ka edhe arsye politike”, theksoi ai.
Top Channel