Telekomi serb hyn ne Kosove
04/02/2010 09:55
Serbia ka zgjeruar rrjetin e telefonise se saj ne Kosove. Karahas shtrirjes se telefonise fikse, se fundmi po shtrihen 40 kilometra kabllo fijesh optike ne brendesi te Kosoves, qe shkojne deri ne uren kryesore qe ndan Mitrovicen.
Ky rrjet mbulon tre komuna te medha veriore, si dhe Gracanicen, Shterpcen etj.
Ne Kosove ilegalisht kane hyre tre telefoni serbe per telefonine e levizshme.
Humbjet materiale qe u shkaktohen operatoreve te Kosoves jane te medha dhe shkojne deri ne 20 milione euro ne vit.
Top Channel