Tre persona jane arrestuar ne Mitrovice per posedim dhe shperndarje te substancave narkotike.

Ndalimi i tyre u be ne nje banese te lagjes Shipol te qytetit te ndare ne veri te Kosoves.

Aksioni i policise ishte rezultat i nje hetimi disa mujor. Tre personat e perfunduar ne pranga jane dy shtetas boshnjake, nje mashkull 35 vjecar dhe nje femer 22 vjecare, si dhe nje 18 vjecar shqiptar, shtetas i Kosoves.

Gjate kontrolleve ne banese u gjeten 30 kilograme, substance narkotike te llojit marijuane, te paketuar dhe pergatitur per distribuim, gati 5 kilograme heroine si dhe 10 mije euro, qe mendohet te jene perfituar nga shitblerja e narkotikeve.

Provat e sekuestruara jane te regjistruara ne listen e provave materiale te cilat do t’i dorezohen prokurorise perkatese per procedure te metejme penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA