Kosove, vazhdon shperndarja e pasaportave serbe
04/02/2010 09:40
Lehtesirat qe kane shtetasit serbe ne levizje, po vazhdon te nxise gjithnje e me shume kosovaret te marrin pasaporta serbe.
Me gjithe kundershtimin e qeverise se Kosoves ndaj ketij procesi, leternjoftimet e prodhuara ne Beograd vazhdojne te shperndahen legalisht ne Kosove.
Edhe pse kostoja e ketij procesi eshte e ulet ne para, kostoja morale eshte e madhe.
Me keto dokumente shume persona kane udhetuar ne qytete te ndryshme te Evropes pa hasur asnje problem.
Perfaqesuesit kosovare kane bere te ditur se shume zyra qe leshojne keto dokumenta dhe qe sherbejne si struktura paralele ne Kosove, jane mbyllur.
Sipas tyre, keto pasaporta serbe te leshuara, jane te pavlefshme per qeverine kosovare.
Top Channel