E njejta histori dhe te njejtet personazhe. Tashme duket si nje ngjarje qe perseritet pafundesisht por eshte e vertete se Mario Balotelli vazhdon te vihet ne qender te vemendjes per shkak te sjelljeve jo konform rregullave ne skuadren e Interit.
Edhe kete here ka qene Jose Mourinho ai qe i ka “terhequr veshin” djalit rebel, pasi ai nuk pranoi te kthehej ne mbrojtje gjate ekzekutimit te nje goditje kendi nga ana e Fiorentines ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Italise.
“Mario ka edhe detyra mbrojtese dhe asgje nuk duhet ta pengoje per t’u kthyer mbrapa”, tha tekniku. Por mbremjen e djeshme nuk shkoi gjithcka keshtu dhe kjo i kushtoi daljen nga fusha pas dy minutash.
“Ne skemat e mija lojtaret duhet te mbrojne gjithmone edhe nese kane probleme. Me pare duhet te mbrohen dhe me pas vijne gjithe ceshtjet e tjera. Skuadra eshte me e rendesishme se githcka. Nese Balotelli eshte i nevrikosur, ky eshte nje problem i tij, jam une trajneri qe vendos per nderrimet. Kisha nevoje per me shume vazhdimesi dhe Milito me Pandev jane me inteligjente per te mbajtur topin sa me shume ne kontroll”, shton tekniku portugez.
Top Channel