" /> ">

Me tone dramatike e ka pershkruar gjendjen e ekonomise ne nje mesazh televiziv drejtuar gjithe popullit grek kryeministri Jorgos Papandreu dhe ka shpallur masa akoma me te rrepta, per te ndaluar sic eshte shprehur ne menyre karakteristike “renien e ekonomise se vendit ne gremine”.

“Sot Greqia ndodhet ne qender te nje loje spekuluese,qe ka si objekt monedhen e euros.Fatkeqesisht per shkak te perzgjedhjeve katastrofike te se kaluares, vendi yne perballohet si hallka me e dobet e Eurozones”, tha Papandreu.

Midis te tjerash ai ka deklaruar perseri ngrirjen e pagave ne sektorin shteteror dhe administraten publike,rritje te taksave te karburanteve, rritjen e moshes se pensioneve, lufte evazionit fiskal.

“Do u japim fund “dritareve” nepermjet te cilave, disa kryejne evazionin fiskal.Ata qe kane dhe qe fitojne me shume duhet edhe te kontribuojne me teper”, theksoi kryeministri.

Persa i perket sigurime shoqerore ai ka shtuar se projektligji i ri do te zhduke padrejtesite dhe pabarazite shoqerore.

Pervec komenteve shume te mira ne shtypin europian per masat qe po merr Greqia, Athina zyrtare ka marre nga Brukseli edhe driten jeshile persa i perket programit te Stabilizimit dhe zhvillimit qe do nxjerre vendin nga kriza.

Megjithate ashtu sic theksoi edhe komisioneri perkates Joaquin Almunia ky program do te jete teper i veshtire per zbatim ,ndersa do te duhen edhe masa te tjera .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA