Presidenti grek Karolos Papulias ka rinovuar per here te dyte mandatin e tij ne krye te shtetit per pese vite te tjera.

Nga 300 deputetet e parlamentin grek, 266 kane votuar pro ndersa, per arsye simbolike, deputetet e Partise Komuniste dhe ata te te se majtes Radikale kane deklaruar “te pranishem” ne rizgjedhjen e tij.

Betimi i tij do te kryet ne mesin e muajit mars. Karolos Papulias ka lindur ne Janine ne vitin 1929. Ka studiuar ne degen e juridikut ne universitetin e Athines dhe te Mynihut, ndersa ka marre doktoraten ne universitetin e Kelnit.

Prej vitit 1977 deri ne vitin 2004 ,eshte zgjedhur vazhdimisht deputet i PASOK-ut ne Janine. Ai ka qene per vite me rradhe minister i Jashtem i Greqise,ndersa eshte zgjedhur presidenti i gjashte ne historine moderne te Republikes Greke , ne 8 shkurt te viti 2005, me nje numer rekord te votave, 279,  ne krahasim me presidentet e tjere.

Eshte presidenti i trete pas Kostandinos Karamanlis dhe Kostis Stefanopulos qe rifiton nje mandate te dyte.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA