
Te majtet priten te rimblidhen brenda kesaj jave per te diskutuar mbi strategjine e metejshme te veprimeve te tyre.
Burime nga opozita bene me dije dje per gazeten “Shqip”, se nuk ka ende nje date te takimit mes kryetareve te ketyre partive, por plani eshte qe te kete shume shpejt edhe nje bashkebisedim mes tyre.
Te njejtat burime saktesuan se pas ketyre takimeve, kreu socialist, Edi Rama, pritet te niset drejt Brukselit, ku do te zhvilloje disa bisedime te tjera.
Tryeza e majte pritej te mblidhej qysh javen e shkuar, por vizita e Rames ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e shtyu ate per nje moment tjeter.
Nje tjeter arsye ishte pritja e miratimit te rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, per te pare me pas se si mund te veprohej.
Te majtet premtuan vijimin e protestave ne muajin janar, por per shkak te permbytjeve ne zonen e Shkodres dhe emergjences qe shkaktoi ajo, vendimi per strategjine e metejshme u shty per ne fund te muajit janar.
Top Channel