Tjeter masaker ne Meksike, ekzekutohen 10 te rinj
01/02/2010 09:50
10 persona jane vrare dhe 11 te tjere u plagosen nga disa njerez te armatosur ne nje bar te Torreonit ne Meksike.
Ky sulm ndodhi pak ore pas masakres ne Ciudad Juarez ku humben jeten 13 te rinj. Edhe ne masakren e Torreonit shumica e viktimave jane te rinj te grupmoshes 19-25. Ekzekutimi i tyre u krye me automatik Kallashnikov.
Ciudad Juarez eshte nje nga qytetet me te dhunshme te Meksikes edhe pse ndodhet ne kufi me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vetem gjate vitit te fundit, ne Meksike jane vrare rreth 2500 persona per shkak te konflikeve mes bandave te droges.
Top Channel