Opozita maqedonase, me ne krye liderin e LSDM-se Branko Cervenkovski ka krijuar nje front kunder qeverise se drejtuar nga Nikolla Gruevski.

Fronti ne fjale, ne te cilin kane aderuar 12 parti opozitare, mban moton “Eshte koha per aksion dhe rezistence”.

Qellimi i ketij fronti do te jete angazhimi per hyrjen e Maqedonise ne NATO dhe BE, hapja e vendeve te reja te punes dhe krijimi i nje ambienti te posacem per investime.

Sipas agjencive maqedonase te lajmeve, ne kete koalicion nuk ka hyre asnje parti shqiptare.

Top Channel