Kina: Tibeti me status te pandryshueshem
01/02/2010 12:00
Kina nuk ka ndermend te levize asnje presje ne qendrimin per ceshtjen e Tibetit.
Te derguarit speciale te liderit shpirteror tibetian, Dalai Lama, kane marre pergjigjen “refren” nga Pekini, sipas te cilit, Kina nuk do beje asnje leshim per ceshtjen e sovranitetit te krahines ne jug te vendit.
Ne bisedimet dypaleshe, anetaret e Partise Komuniste kane vene ne dukje progreset qe jane bere ne rajonin autonom, duke theksuar se ceshtja e pavaresise nuk mund te vihet fare ne diskutim. Menjehere pas ketij takimi, te derguarit e Dala Lamas jane kthyer ne Indi, ku jeton prej vitesh edhe lideri shpirteror i gjithe tibetianeve.
Top Channel