Irak, 46 te vdekurit nga atentati ne Bagdad

01/02/2010 16:15

Eshte 46 te vdekur dhe 106 te plagosur bilanci i atentatit te kryer nga nje person i veshur me velo islamike, i cili u hodh ne ere ne zonen lindore te Bagdadit.

Fillimisht, nje burim i policise irakene, i cituar nga televizioni satelitor “Al Arabiya”, fliste per nje grua te veshur me nje rrip me eksploziv, qe u hodh ne ere prane nje grupi pelegrinesh shiite.

Por me pas, i derguari i televizionit “Al Jazeera” ka deklaruar se atentatori ishte nje burre, i cili e kishte mbuluar fytyren me nje velo.

Lajmi eshte konfirmuar edhe nga agjencia lokale e lajmeve “Nina”, sipas te ciles kamikazi u hodh ne ere ne nje tende ku forcat e sigurise kontrollonin grate pelegrine per te shmangur atentatet.

Top Channel