Pakistan, shkon 16 numri i viktimave te atentatit

30/01/2010 18:25

Ka shkuar ne 16 numri i viktimave te atentatit te sotem ne Pakistan ku u plagosen edhe 20 persona.

Shperthimi ndodhi ne nje treg te Kharit, qyteze ne kufi me Afganistanin. Nje i ri kamikaz u afrua ne nje postbllok me eksplozivin te lidhur ne trup. Ai kerkonte te afrohej sa me shume me ndertesat qeveritare dhe institucionet lokale.

Sherbimet e sigurise e kane ndalur per t’i bere nje kontroll, por ai ka hedhur veten ne ere, duke shkaktuar nje masaker te vertete. Policia izoloi zonen dhe mbylli menjehere tregun.   

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta