Kina ndalon shkembimet ushtarake me SHBA

30/01/2010 11:30

Kina ka deklaruar se do te pezulloje shkembimet ushtarake me Shtetet e Bashkuara, si pergjigje ndaj veprimit te Uashingtonit per t’i shitur Taivanit arme me vlere 6.4 bilione dollare.

Me heret zevendesministri i Jashtem kinez, He Yafei deklaroi se shitja e armeve do te kishte nje “impakt negativ” ndaj bashkepunimit mes SHBA dhe Kines.

Lidhjet mes dy superfuqive jane tendosur se tepermi per shkak te perplasjeve mbi tregtine dhe ceshtjes se censurimit te internetit.

Taivani dhe Kina jane qeverisur nga kabinete te vecanta qe pas perfundimit te luftes civile ne vitin 1949. Pekini ka drejtuar ndaj ishullit qindra raketa dhe ka kercenuar se do te perdore forcen per ta mbajtur nen kontroll, nese Taivani do te levize drejt pavaresise.

“Duke marre ne konsiderate demet serioze dhe efektet e shitjes se armeve amerikane, pala kineze ka vendosur te pezulloje shkembimet dypaleshe te planifikuara”, ka deklaruar Ministria kineze e Mbrojtjes.

Ajo i ka perseritur Shteteve te Bashkuara kerkesen qe te respektoje interesat e Kines, duke bere thirrje qe te ndalet shitja e armeve.

Top Channel