
Kosova mbyll per here te trete fushaten elektorale per te njejtin proces zgjedhor, pikerisht zgjedhjet lokale qe nisen me 15 nentor te vitit 2009.
Ne dy qytetet Prizren dhe Lipjan ne mesnate perfundon fushata per zgjedhjet lokale. Keto dy komuna hyjne ne rivotim te dielen me 31 janar, ne gjithsej 86 qendra votimi e 269 vendvotime. Per te dyja komunat gara zhvillohet ndermjet Partise Demokratike te Kosoves dhe Lidhjes Demokratike.
Nderkohe, per komunen e trete ate te Gjilanit e cila ende nuk ka nje kryetar komune, pritet vendimi i Gjykates Supreme te Kosoves. Per qytetin e Prizrenit kane garuar Ramadan Muja nga PDK dhe Hanefi Muharremi i LDK-se.
Gjate fushates 5 ditore ata kane premtuar se menjehere pas konfirmimit te rezultatit do t’ia urojne fitoren njeri-tjetrit. Nderkohe ne komunen e Lipjanit garojne Shukri Buja nga PDK-ja dhe Imri Ahmeri nga LDK.
Top Channel