Presidenti Fatmir Sejdiu vlereson kontributin e dhene nga Franca para shpalljes se pavaresine e qe vijon edhe ne ditet e sotme.

Kreu i shtetit priti ne nje takim Jean Francois Fitou, ambasadorin e ri te Republikes se Frances, i cili i dorezoi letrat kredenciale.

“Ne emer te qytetareve dhe te institucioneve te Kosoves, u jemi mirenjohes dhe falenderues per kontributin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe kemi pasur nga qytetaret dhe qeveria e Frances. Mbeshtetja dhe perkrahja juaj, ne momentet para pavaresimit te vendit, por edhe pas procesit te pavaresimit, ka qene edhe mbeshtetje shpirterore”, tha presidenti Sejdiu, ben te ditur Telegraf.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA