Perfaqesuesit nderkombetare ne Shkup, permes nje deklarate te perbashket kane vleresuar vendimin e ministrit te Arsimit per mesimin e gjuhes maqedonase qe nga klasa e pare.

“Ne besojme se mesimi i gjuhes shteterore duhet te filloje ne faze te hershme ne rajonet e pakicave, me qellim qe te gjithe qytetaret me mbarimin e shkollimit te tyre te mund te flasin rrjedhshem gjuhen shteterore”, thuhet ne deklarate.

Sipas nderkombetareve, zoterimi i gjuhes zyrtare do te ndihmoje ne promovimin dhe integrimin e bashkesive te ndryshme etnike.

Por nderkombetaret kane nenvizuar se duhet te krijohen hapesira edhe per mesimin fakultativ te gjuheve te tjera, ne vecanti asaj shqipe.

Top Channel