Enciklopedia e re maqedonase do te jete gati per te dale ne treg vetem pas tre vjetesh.
Keshtu kane bere te ditur dy akademiket Gjorgje Efremov dhe Mitko Maxhunkov, te cilet jane propozuar nga ASHAM si redaktore pergjegjes te enciklopedise se re.
Gjithesej enciklopedia do te kete nente anetare qe do ta hartojne, te cilet se bashku me redaktorin pergjegjes do te zgjidhen nga Keshilli i Qendres Leksikografike.
Drejtuesi i ketij institucioni, Mitko Maxhunkov, njekohesisht kandidat per postin e redaktorit, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes eshte i ngadalte dhe per pasoje stafi do te mund te jete gati nga gjysma e muajit shkurt.
Redaksia e re do te vendose se cfare do te behet me enciklopedine e vjeter, e cila sipas Maxhunkov ka marre fund pasi nuk mund te kaloje vetem me disa korrigjime.
Top Channel