Te gjithe kane besuar ne rilindjen e tij me golat e shumte te shenuar ne ndeshjet e fundit, por duket se telashet nuk kane per te marre fund asnjehere.
Sulmuesi rumun i Fiorentines, Adrian Mutu, i cili ndodhet prej kohesh ne nje lemsh te vertete telashesh per shkak te gjobes 17 milioneshe, demtimit te gjate dhe problemeve me drogen, tashme rikthehet serish ne shenjester.
Gjate kohes qe ai luante per Chelsea rezultoi pozitiv me kokaine dhe per kete eshte gjobitur me 17 milione euro. Ne radhet e skuadres vjollce ka shenuar gola te rendesishem ne ndeshjet e fundit, duke u konfirmuar si lojtari kyc i skuadres, por serish ai ka rezultuar pozitiv me doping.
Ne gjakun e tij jane vene re gjurme ne sibutramines. Analizat jane kryer pas ndeshjes Fiorentina-Bari ku Mutu shenoi edhe nje gol. Tashme ai rrezikon 4 vjet skualifikim.
Top Channel