Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic u ka bere thirrje vendeve afrikane qe te mos njohin pavaresine e Kosoves.
Jeremic ka qene i pranishem ne samitin vjetor te Unionit Afrikan, qe po mbahet ne kryeqytetin e Etiopise, Adis Abeba.
“Kam ardhur sot ketu qe t’ju ftoj te mbani parimet tuaja te rezervuara per ceshtjen e Kosoves”, ka pohuar Jeremic.
Ai ka theksuar se njohja e pavaresise se Kosoves do te perbente nje kercenim serioz per kontinentin e tyre, i perfshire nga luftrat e rebeleve dhe ato civile.
“Imagjinoni sa shtete te ketij kontinenti te madh do te prekeshin nga legjitimimi i ndarjes se detyrueshme”, eshte shprehur Jeremic.
Ai ka shtuar me tej se ne kete menyre kufijte e cdo shteti multietnik do te kercenoheshin, duke prodhuar destabilitet ne te gjithe kontinentin e Afrikes.
Top Channel