
Gjate pjeses se pare te vitit 2009, pagat ne Shqiperi pesuan nje rritje te lehte prej 5.6 perqindesh ne krahasim me nje vit me pare, por kjo rritje erdhi pothuajse teresisht nga pagat e sektorit publik, nderkohe qe sektori privat nuk pa asnje ndryshim, behet e ditur nga nje analize e publikuar nga Banka e Shqiperise.
“Rritja mesatare ne pjesen e pare te vitit ne vijim rezultoi rreth 5.6 per qind apo rreth 12 pike perqindjeje me poshte sesa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Bazuar ne te dhenat e fundit te INSTAT-it, paga mesatare mujore ne sektorin shteteror ne tremujorin e dyte te vitit, pershpejtoi ritmin vjetor te rritjes, me rreth 11.6 per qind ne terma nominale”, thuhet ne raport.
Viti i kaluar u karakterizua nga veshtiresi te konsiderueshme ekonomike, perballe te cilave punedhenesit private pergjithesisht zgjodhen ngrirjen e rritjes se pagave per te rritur rentabilitetin e punes. Por te punesuarit ne sektorin publik perfituan nga zgjedhjet e qershorit dhe vendosmeria e qeverise per t’i rritur pagat qe ne maj, pavaresisht veshtiresive te hasura nga buxheti i shtetit ne shlyerjen e detyrimeve.
“Ne terma te aktiviteteve ekonomike, eshte regjistruar nje ritem me i larte vjetor i rritjes se pages mesatare per degen e transportit dhe telekomunikacionit, me rreth 13.6 per qind, ne tremujorin e dyte te vitit. Ne sektoret prodhues te industrise dhe te ndertimit, gjate tremujorit te dyte, rritja vjetore e ketij treguesi ka qene me perkatesisht 7.9 dhe 5.6 per qind, mesatarisht 1.5 here me e larte se ne tremujorin e pare te vitit.
Paga mesatare e punonjesve te aktivitetit tregtar vleresohet te jete rritur me 0.6 per qind ne nivel vjetor, pas normes se larte vjetore te shenuar ne tremujorin e pare, rreth 9.3 per qind”, thote Banka e Shqiperise.
Sipas analizes se BSH, indeksi i produktivitetit te punes shenoi pergjithesisht perkeqesim gjate vitit te kaluar kryesisht per shkak te uljes se prodhimit dhe shitjes. Por per shkak te zvogelimit te numrit te punonjesve, kostoja e punes per njesi malli te prodhuar ka shenuar renie.
Top Channel