Ligori: Sot, me shume arsye per largimin e Berishes

27/01/2010 13:45

Partia Socialiste reagon pas marrjes se vendimit te Gjykates Kushtetuese per papajtueshmerine me Kushtetuten te paktit per percaktimin e kufirit mes Shqiperise dhe Greqise.

Nepermjet deputetes Shegush Ligori, PS vlereson se shkeljet e provuara nga Gjykata dhe shume te tjera te bera prej kryeministrit Berisha, jane arsye me teper per ta larguar ate me protesta.

“Shkelja e vertetuar e kushtetutes per te shtatembedhjeten here ne kater vjet tregon edhe me çfare njerezish eshte i rrethuar Sali Berisha, dallkauke te paskrupullt qe dine te bejne vetem korrupsion per interesat e familjes qe qeveris Shqiperine”, u shpreh Ligori.

Deputetja socialiste permendi edhe fjalen e kryeministrit per kredencialet e opozites ne KiE, te cilat sipas Ligorit pas vjedhjes se votave me 28 qershor nuk rezultojne me te vlefshme.

Top Channel