Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar pas vendimit te Gjykates Kushtetuese ndaj marreveshjes kufitare me Greqine, duke deklaruar se ai tregon situaten e degjeneruar ne te cilen ndodhet qeveria shqiptare.
Duke folur ne nje interviste per VOA, Rama eshte shprehur se Berisha po qeveris vendin ne kundershtim me interesat e popullit shqiptar.
“Reagimi i pare qe me vjen ndermend eshte keqardhja e thelle per katandisjen e qeverisjes ne Shqiperi ne nje instrument te erret qe vepron ne kundershtim me interesat e publikut dhe ne kete rast me interesa me te medha”, ka pohuar Rama.
I pyetur per bojkotin qe PS i ka bere Parlamentit, lideri i opozites ka nenvizuar se ky vendim ka ardhur si pasoje e krizes se thelle ne te cilen eshte futur demokracia shqiptare.
“Bojkoti i Parlamentit nga ana jone nuk eshte asgje tjeter vecse shprehja e nje krize te thelle te demokracise. Ne kemi bojkotuar Parlamentin jo si shprehje e nje deshire per te bere politike, por si te vetmen rruge qe na ka mbetur per transparencen zgjedhore”, ka theksuar Rama, duke nenvizuar se ne Shqiperi nuk ka garanci qe zgjedhjet e ardhshme te jene te lira dhe te ndershme.
Sipas tij, hetimi i procesit zgjedhor qe kerkon PS nuk synon rrezimin e vendimit te gjykates, por t’i prese rrugen perseritjes se “farses” se zgjedhjeve te vitit te kaluar.
Rama ka theksuar se ky hetim mund te behet vetem me hapjen e kutive, veprim ky i domosdoshem per rikthimin e PS ne Kuvend.
“Ne jemi te bindur se eshte i domosdoshem nje hetim i gjithe procesit zgjedhor, jo per te rrezuar vendimin e gjykates, por per t’i prere rrugen perseritjes se farses se zgjedhjeve te 28 qershorit. Transparenca e procesit zgjedhor duhet te filloje nga hapja e kutive, qe eshte nje parakusht per te garantuar fundin e nje tradite te shemtuar zgjedhore”, ka deklaruar Rama.
Lideri i opozites ka shtuar me tej se PS do te vazhdoje protestat e saj derisa te hapen kutite, duke saktesuar se deputeteve te saj nuk do t’u digjet mandati.
“Mandatet nuk do te digjen dhe se si kjo do te ndodhe ka pak rendesi. Rendesi ka qe bojkoti i Parlamentit nuk do te nderpritet deri ne realizimin e projekteve tona. Javen e ardhshme do te njohim pershkallezime te reja pasi nje popull i tere nuk mund te lejoje nje deformim te vullnetit te tij. Ne futemi ne Parlament qe neser nese nuk pengohemi per hetimin dhe jemi gati te pranojme nje marreveshje te negociuar”, ka shtuar Rama.
Top Channel