Deputeti i PS-se, Ditmir Bushati ka deklaruar se kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli eshte pergjegjesja kryesore per incidentin e shkaktuar ne asamblene parlamentare te KE-se.
Ai theksoi se mazhoranca eshte perpjekur te marre dy postet qe i takojne opozites ne perfaqesimin e Shqiperise ne kete asamble.
“Besoj se pergjegjesi per gjithe kete incident eshte e mazhorances dhe kryetares se Kuvendit. Ne nje nga parimet baze te asamblese ku qendron parimi i proporcionalitetit. Mazhoranca ka dy perfaqesues dhe opozita dy. Mazhoranca ka rrembyer dy postet tona. Per kete ne kemi njoftuar asamblene me ane te nje letre”, u shpreh Bushati gjate nje lidhjeje te drejtperdrejt ne Top Channel.
“Eshte nje abuzim i paster me pushtetin nepermjet letres qe Topalli i ka derguar presidentit te asamblese. Ne vend qe te leshonte mesazhe ne funksion te zgjidhjes se krizes, ne vend qe te rregulloje imazhin e Shqiperise, ajo ka zgjedhur rrugen e rrenimit te ketij imazhi”, shprehet Topalli.
Top Channel