Grabitet pika e arketimit te KESH

27/01/2010 17:45

Dy persona ende te paidentifikuar nga policia kane grabitur ne mesdite nje nga zyrat e arketimit te energjise elektrike ne Tirane.

Ka qene ora rreth 15.20 minuta kur dy te rinj te moshes 20 deri 25 vjec kane kercenuar nje nga arketaret e  cila me pas ka pershkruar edhe identikitin e tyre. Jo zyrtarisht mesohet se grabitesit kane marre rreth 4.600.000 leke.

Nderkohe ne baze te deshmive policia dyshon se autoret mund te kene perdorur si arme kercenimi dy pistoleta qe mund te kene qene edhe lodra. Sidoqofte ky version nuk jepet i konfirmuar zyrtarisht.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta