Shoqatat e gazetareve ne nje deklarate te perbashket per shtyp, kane shprehur keqardhjen dhe shqetesimin e tyre per mbylljen e nje prej gazetave me te rendesishme te shtypit shqiptar, “Tema”.
Ne deklaraten e tyre gazetaret e shtypit te shkruar dhe ata elektronike jane shprehur se, ndalimi i botimit te gazetes “Tema” eshte nje shenje e qarte e ngushtimit te hapesires se lirise per mediat ne Shqiperi.
Gazetaret jane solidarizuar me koleget e tyre te gazetes, qe nga sot jane te papune, dhe kane shprehur nepermjet kesaj deklarate protesten e tyre ndaj qeverise, jo vetem per metodat e ndjekura ndaj nje gazete, por edhe per perpjekjet qe rastin e gazetes “Tema” ta perdore si nje kercenim per ata qe nuk i shkojne per shtat ineteresave te pushtetit.
Top Channel