
Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini, tha dje ne Uashington se pret qe nga fillimi i kesaj vere, Shqiperia te jete gati per t’iu bashkuar vendeve te tjera ne regjimin e udhetimeve pa viza.
Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini, tha dje ne Uashington se pret qe nga fillimi i kesaj vere, Shqiperia te jete gati per t’iu bashkuar vendeve te tjera ne regjimin e udhetimeve pa viza.
Fratini u intervistua nga Zeri i Amerikes pas nje konference ku ai foli mbi rolin e vendit te tij ne problemet e sigurise nderkombetare. Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini, argumentoi perpara disa qindra te pranishmeve ne Shkollen e Studimeve te Avancuara Nderkombetare te Universitetit Xhons Hopkins ne Uashington, se vende si Italia mund te ndikojne drejtperdrejt ose terthorazi ne perpjekjet per sigurine nderkombetare.
Fratini, i cili eshte ne mandatin e tij te dyte ne krye te diplomacise italiane, tha se vendi i tij ka trupa ne Afganistan, perpiqet te lehtesoje dialogun me vendet arabe dhe ndikon ne perpjekjet per te bindur Iranin te heqe dore nga ambiciet berthamore. Ai tha se per zgjidhjen e problemeve te sigurise nderkombetare, duke perfshire terrorizmin, kerkohet nje bashkepunim i ngushte mes Shteteve te Bashkuara dhe Europes.
Zoti Fratini, ndersa vizat jane hequr per shumicen e vendeve te Ballkanit, perse Shqiperia mbeti prapa ne kete proces?
Shqiperia do te bashkohet me te tjeret shume shpejt. Ata po bejne hapa mjaft te rendesishme perpara. Italia po e ndihmon Shqiperine dhe ka qene nje nga mbeshteteset e saj me te mira ne kete aspekt. Por ekzistojne disa kritere qe duheshin permbushur. Tani mendoj se ka ardhur koha qe Shqiperia t’u bashkohet te tjereve. Mendoj se ne fillim te kesaj vere, ne baze te pritshmerive te mia, Shqiperia do te jete gati te hyje ne regjimin e udhetimeve pa viza.
Shqiperia ka marre pyetesorin per anetaresim ne Bashkimin Europian. Mirepo duket se plotesimi i pjeses politike te pyetesorit mund te jete problematik ne kushtet e problemeve mes dy partive kryesore dhe te bojkotit te Parlamentit nga opozita. Cili eshte mendimi juaj?
Une shpresoj se te gjitha partite politike ne Shqiperi do ta kuptojne se eshte ne interesin e perbashket te vendit, qe ai te hyje sa me shpejt ne Bashkimin Europian, pra qe t’i pergjigjet sa me shpejt pyetesorit. Italia do ta inkurajoje dhe do ta mbeshtese Shqiperine ne cdo rast.
Por, sa problem jane keto veshtiresi te tanishme politike per integrimin e vendit?
Jam i sigurt se Kryeministri Berisha dhe opozita do te bien dakord se eshte ne interesin kombetar te Shqiperise qe ajo te hyje sa me shpejt ne Bashkimin Europian.
Top Channel