
Partia Socialiste ka hedhur poshte nga Strasburgu akuzat e kryeministrit Berisha dhe kryetares se kuvendit Jozefina Topalli nje dite pare.
Kryesuesja e delegacionit te PS Arta Dade ka deklaruar se Shqiperia ka rifituar kredencialet e saj te plota pas premtimit te kryetares Topalli per te ndryshuar perberjen e delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes.
Zonja Dade ka rikonfirmuar edhe nje here faktin se letra e derguar nga Partia Socialiste ka qene konform rregullave dhe ka patur te beje vetem me shkeljet e bera ne perzgjedhjen e delegacionit nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli.
“Kryeministri nuk duhet te merret me letren, sepse letra eshte konfrom kerkeses sone per te respektuar rregulloren e Parlamentit te Shqiperise dhe Asamblese parlamentare. Ka edhe nje leter tjeter te Topallit, te cilen e kam dhene per median, e cila deformon realitetin. Mesa duket Topalli e ka bere nje premtim qe do ta ndryshoje perberjen e delegacionit”, u shpreh Dade.
Zonja Dade eshte shprehur se perfaqesia e PS-se ka marre pjese ne mbledhjen e grupit socialist ne Asamblene Parlamentare ku eshte mbeshtetur draftrezoluta e komisionit te monitorimit
Dade hodhi poshte edhe deklaratat e kryeministrit sipas te cilave ne mbledhjen e grupit socialist, laburistet britanike kane kritikuar vijen zyrtare te PS-se duke kerkuar edhe rikthimin e tyre ne kuvendin e Shqiperise.
“Ne kemi deklaruar ate qe ka thene edhe kreu i PS-se, se grupi socialist nuk do t’i humbase mandatet”, u shpreh Dade.
Top Channel