
Kryeministri Sali Berisha deklaron se Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes me pranimin e kredencialeve te delegacionit shqiptar i dha goditjen e merituar dhe fatale bojkotit, duke deshmuar se kjo forme nuk kalon ne institucionet demokratike.
“Bojkoti nuk shperblehet. Atyre qe bene letren u mbetet iu nje deshmi e paprecedente, tmerresisht e rende, ndaj qendrimit dhe interesit vetjak te cdo shqiptari. Kjo qe ndodhi tregoi se ketyre zoterinjve nuk u dridhet dora per te kerkuar denimin e Shqiperise, vetem me qellim marrjen e karriges”, u shpreh Berisha, ne mbledhjen e sotme te qeverise.
Kreu i kabinetit shtoi se kerkesa per sfidim te kredencialeve te delegacionit te Shqiperise, eshte kerkese ‘de facto’ per perjashtimin e vendit nga forumi europian.
Berisha me kete rast shpjegoi se PS perfaqesohej ne kete delegacion me anetarin e kryesise Kastriot Islami, i cili eshte i vetmi ne kete force politike qe ka kredencialet. Po ashtu Berisha kujtoi se vendin e anetarit tjeter, PS ia dhuroi kreut te PDS-se, Paskal Milo.
Kryeministri Berisha kerkoi nga Partia Socialiste te shprehe ndjesen e saj per situaten e krijuar, ndersa u beri thirrje deputeteve socialiste te kthehen perfundimisht ne parlament, duke i ofruar bashkepunim luajal.
Top Channel