Rreshen-Fushe Arrez, grabiten parmaket e rruges

26/01/2010 20:00

Persona ende te paidentifikuar kane shkulur dhe vjedhur parmaket e hekurt te rruges nacionale Rreshen-FusheArrez ne nje gjatesi prej 10 kilometrash.

Ngjarja ka ndodhur ne dhjete ditet e fundit. Deshmitaret thone se disa persona te pajisur me mjete pune kane nisur te heqin parmaket metalike. Dyshimet e para bien mbi ndonje firme ndertimi e cila per te ulur kostot grabit naten materialet e ndertimit ne kete segment rrugor pak te rrahur vecanerisht gjate nates.

Ne vendin e ngjarjes duken edhe shenjat qe kane lene grabitesit te cilet ne kete periudhe te vitit me ngrica e kane bere kete segment rrug teper te rrezikshem. Per kete vjedhje eshte njoftuar edhe Komisariati i Policise se Mirdites, por deri me tani nuk eshte shoqeruar askush.
 

Top Channel