Masakra e Cerrikut, rebelohen deshmitaret

26/01/2010 19:45

Dy vjet pas nisjes se procesit ndaj te akuzuarve per masakren e Cerrikut, gjykata nuk ka degjuar as gjysmen e deshmitareve qe duhet te flasin para togave te zeza per llogari te Prokurorise se Krimeve te Renda.

Ndersa seancat zvarriten njera pas tjetres, duke arritur ne 60 seanca te deshtuara, tre punonjes te gardes, ish kolege me gjashte punonjesit e vrare ne Cerrik, jane rebeluar para Gjykates se Krimeve te Renda, menjehere sapo kane mesuar se procesi nuk do zhvillohej serish.

Gardistet cilesohen si deshmitare kyc, por pavaresisht kesaj, per tete jave rresht ata nuk kane arritur te deshmojne nga mungesa e avokateve, sikurse edhe ne seancen e kesaj te marte. Ish komandanti i tankeve ne vitin 1997, Rustem Martinaj deklaron se do t’u drejtohen institucioneve te drejtesise.

“Jemi shume te indinjuar dhe ne do t’i drejtohemi Dhomes se Avokatise, presidentit, Gjykates se Larte dhe KLD-se”, thote ai. Dy ish koleget e gardisteve te vrare qe kane qene gjate masakres si tankiste ne Cerrik shtojne se ata do te vijojne t’i pergjigjen kerkeses se gjykates pavaresisht rekordit te seancave qe nuk zhvillohen. ”Une do vij sepse i kam shoke. Kam qene ne Cerrik me mjet te blinduar. Eshte hera e tete qe vijme ketu si deshmitare”, thekson Sokol Kucaj.

Pas sulmit me arme zjarri ndaj Postes se Policise se Cerrikut ne maj 1997, forcat e gardes nisen nga Tirana per te rivene rendin ne qyteze. Por sipas prokurorise, garda u sulmua nga grupe te aramtosur, te organizuar nga te pandehurit, ku dhe mbeten te vrare gardistet Besnik Sula, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi si dhe u plagosen 16 te tjere.

Top Channel